Operacion i gjerë për mbylljen e lokaleve të bixhozit, mbyllen 35 lokale dhe konfiskohen 118 aparate

Policia e Kosovës ka mbajtur konferencën e dytë të jashtëzakonshme për sot, e cila i dedikohet një operacioni policor i cili ashtë realizuar në shkallë vendi ndaj lojërave të fatit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se që nga mëngjesi ka filluar një operacion sa i përket lojërave të fatit.

Nënkoloneli i divizionit kundër korrupsionit, Agron Nezaj ka deklaruar se në këtë operacion policor, ka përshirë inkuadrimin e mbi 1000 zyrtarëve policorë, të Doganës dhe të ATK-së.

“Regjioni i Prishtinës 65 lokacione. Mitrovica e jugut 22,e veriut 21 lokacione, Peja 25, Gjakova 12, Ferizaj 34 lokacione, gjithsej janë bastisur 235 lokacione. Deri më tani, nga ATK janë mbyllur 35 lokale lojëra të fatit, ndërsa 118 aparate janë konfiskuar nga dogana”, tha ai.

Hamit Mulaj nga ATK ka thënë se asnjë nga kazinotë nuk kanë licencë për të ushtruar këtë veprimtari, e pikërisht për këtë ai tha se është ndërmarrë ky aksion. /Ballkani.info/