Operacion antikanabis në Shkodër, 16 të arrestuar, 12 prej tyre gra

16 persona kanë përfunduar në pranga, mes tyre 12 gra, pas një operacioni të policisë kundër lëndëve narkotike.

Drejtori i Drejtorisë të Policisë Shkodër, Drejtues i Parë Hamdi Fjora, tha se operacioni u zhvillua në katër faza.

“Faza e katërt e këtij operacioni, e koduar “Blerani”, është finalizuar mbrëmjen e djeshme, me goditjen e një grupi të mirorganizuar kriminal që merrej me kultivimin, prodhimin, përpunimin dhe paketimin e kanabisit për shitje. Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar faza e katërt e megaoperacionit, e zhvilluar në lagjen “Bleran” të fshatin Bardhaj, njësia administrative Rrethina Shkodër, ku u arrestuan në flagrancë 16 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër”, tha Fjora.

Të arrestuar

1: Zef Gjoni, 56 vjeç, banues në Bleran, Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër

2: Pjetër Gjoni, 31 vjeç, banues në lagjen Bleran, fshati Bardhaj , Njësia Administrative Rethina‚ Shkodër

3: Elvis Gjoni, 24 vjeç banues në Bleran, Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,

4: Roland Gioni, 22 vjeç, banues ne lagen Bleran, fshati Bardhaj, Niësia Administrative Rrethina, Shkodër

5: Flora Gioni, 29 vjeçe, banuese në Bleran, Bardhaj, Skodër

6: Antoneta Gjoni, 55 vjeçe, banuese në Bleran, Bardhaj, Skodër

7: Danjela Hasani, 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë

8: Drita Çuni, 45 vjeçe banuese në Kamëz

9: Dorentina Hoxha, 34 vjeçe, banues ne Mamurras

10: Franga Gini, 52 vjeçe, banuese në Kamëz

11: Hurme Bafti, 47 vjeçe banuese ne Kamez

12: Mimoza Hoti, 51 vjeçe, banuese në Tiranë

13: Elida Doku, 43 vjeçe, banuese në Fushë-Krujë

14: Blerina Meta, 37 vjeçe, banuese në fshatin Larushk, Fushë-Krujë

15: Valbona Haka, 45 vjeçe, banuese në fshatin Nikël, Fushë-Krujë

16: Fatime Baftaj, 53 vjeçe, banuese në Kamëz

I shpallur në kërkim:

Fabion Gjoni, 31 vjeç

“Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Pjetër Gjoni, 31 vjeç, në ambientet e jashtme dhe të brendshme të kësaj banese, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e kësaj banese, janë kapur në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 shtetase: D. H., D. Ç., D. H., F. Gj., H. B., M. H., E. D., B. M., V. H. dhe  F. B., nga Tirana, Kamza dhe Fushë-Kruja, të cilat në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë.

Njëra prej këtyre shtetaseve, konkretisht shtetasja D. H., 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale, kishte rolin e organizatores. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin.

Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

Gj., 56 vjeç dhe A. Gj., 55 vjeçe (bashkëshortë) dhe 3 djemtë e tyre, shtetasit: E. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 22 vjeç dhe P. GJ., 31 vjeç, si dhe shtetasja F. Gj., 29 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit P. GJ. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 31 vjeç, djali tjetër i bashkëshortëve Z. Gj. dhe A. Gj.

Policia tha se nga hetimet ka rezultuar se shtetasi P. Gj. grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje. “Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare”./A2