Operacion antidrogë Shqipëri-Itali, sekuestrohen 4 milionë euro, 43 të arrestuar

Një operacion anti-drogë është zhvilluar nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, duke ccuar në pranga 43 persona. Nga ky operacion janë sekuestruar 4 milionë euro.

Detajet do të jepen gjatë një konference për shtyp nga prokurori i Bergamos, në orën 12.30 në gjykatën e Bergamos , në lidhje me Agjencinë Evropiane për Bashkëpunim Gjyqësor Penal (Eurojust) dhe Autoritetin Gjyqësor Shqiptar.Operacioni u zhvillua njëkohësisht dhe në disa vende europiane.