Në orët e vona të mbrëmjes një operacion antidrogë i përbashkët me Guardia di Finanza italiane u zhvillua në Vlorë.
Paraprakisht mësohet se në qytetin bregdetar janë arrestuar 6 shtetas: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj.
Për arrestimin e tyre ka ardhur letërporosi nga Italia, pasi janë zbuluar në përgjime për trafikun e kanabisit nga Shqipëria.







