“Open Balkan”, firmosen marrëveshjet e reja në Beograd

Janë firmosur marrëveshjet e reja në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, si dhe kinematografisë e aktiviteteve audio-vizuale në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim ka marrë pjesë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Përveç tre liderëve, në takim ishin të pranishëm edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq si dhe do të mbërrijnë përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia.