Olti Curri me akuza të rënda drejt ministres Besa Shahini dhe kryeministrit Edi Rama

Olti Curri ka publikuar një video ku shihet stafi i Ministrisë së Arsimit tek sa heq pankartat e protestuesve.

Gjatë ditës së enjte rrugët e Tiranës ishin të stërmbushura nga protestuesit që kërkonin drejtësi për 15-vjeçaren e përdhunuar, dhe evitimin e rasteve të tilla në të ardhmen, shkruan lajmi.net.

Por në bazë të një postimi të bërë nga opinionisti Olti Curri e njëjta gjë nuk po kërkohet edhe nga qeveritarët të cilët po heqin pankartat e protestueve.

Ai ka publikuar një video ku stafi i Ministrisë së Arsimit, e udhëhequr nga Besa Shahini shihen duke hequr shkrimet e qytetarëve.

Pranë videos Olti citoi fjalët e ministres Shahini “Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar” dhe shtoi se ajo dhe kryeministri Edi Rama po aplikojnë strategjinë zhduk gjurmët dhe krimi do të harrohet.

Postimi i plotë:

“Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar” tha dje ministrja e arsimit Besa Shahini. Por sot kjo video (ku stafi ministrise tende zhduk pankartat me mesazhet kunder perdhunuesve e protestes, kur ende pa mbaruar) deshmon se femrat shqiptare nuk jane te gjitha te ngacmuara. E ngacmuar nga shefi yt Rama dhe nga strategjia kriminale zhduk gjurmet se krimi harrohet, je ti dhe sekti yt.