Olti Curri akuzon Noizyn se i merr paratë nga Blerim Destani

Blogeri dhe tekstshkruesi i njohur shqiptar, Olti Curri, ditë më parë ka ironizuar me kampanjën e re të reperit Noizy, i cili ka nxjerrë në shitje bluza nga marka e tij për të ndihmuar studentët.

Lidhur me këtë, ai publikoi një fotografi të reperit gjatë takimi me kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn.

“Me këtë kartën e studentit e kap me ulje këtë bluzën NIKE të Noizyt apo jo?”, kishte shkruar Olti në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Duket se ndaj një ironie të tillë, Noizy nuk ka mundur të rezitojë ndaj dhe ka vendosur që të reagojë, duke publikuar postimin e blogerit, ndërsa i shkruan me nervozizëm duke e quajtur njeri të dështuar.

“Olti Curri rob i dështum nga jeta spo të them gay, se gay është Elton John, pastaj është zgjedhja jote jo e imja, gjithsesi për studentët është me ulje firma ime që për 1 vit ka bërë më shum sec do bësh ti gjith jetën me fotot që poston nëpër Instagram me marr 50 euro, peace and love bro, te fala gjitha portaleve tani. Ps nuk isha aty me rreklamu firmën time, isha për të firmos një kontratë, por sdin cfar janë kontratat, se je blogger”, ka qenë kundërpërgjigja e Noizyt.

I njëjti më pas ka publikuar disa video në InstaStory, ku shfaqet me shuma të mëdha parash, duke treguar fitimet e arritura nga kampanja e tij.

Ndërkohë, Olti gjithashtu ka bërë një reagim të fundit, duke treguar se Noizy e ka zmadhuar më shumë se që duhet këtë situatë.

“Noizy e paska bërë përrallën për kalamajtë që e ndjekin. Do i kisha kthyer përgjigje gjerë e gjatë por të mbarojë Abetaren dhe pastaj kismet. Ato lekët në story çoja Blerimit se mjaft luajte me lekët e huaja. Sa për seksualitetin më duket po ma lyp, po nuk të ndihmoj dot. Kalo nga Elton John, meqë e kishe fiskim”, kanë qenë fjalët e Olti Currit në postimin e tij.

Duket se mes dyshes ka shpërthyer një debat virtual, i cili ka reflektuar në masë të madhe edhe në fansat e të dy palëve.