Olta i kërkon Luizit një takim të dielën, ja si i përgjigjet ai

Që kur Kiara Tito u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP” gjatë nominimit me Olta Gixharin, Luiz Ejlli ka vendosur që të mos flasë me këtë të fundit.

Edhe pse aktorja mundohet që të gjejë një mënyrë komunikimi me të, këngëtari vijon duke e injoruar.

Madje mbrëmjen e djeshme Olta i ka kërkuar Luizit një takim të dielën.

Pjesë nga biseda:

Olta: Luiz ça do bësh të dielën? Do lëmë një takim bashkë? E kam shumë të rëndësishëm

Luizi: Do presësh radhën

Olta: Deri të dielën nuk më bie radha mua?

Luizi: Janë të gjithë në radhë

Olta: Më shih pak

Luizi: Janë të gjithë në radhë moj

Olta: 1 sekondë

Luizi: Ja ku ke liderin

Olta: 1 sekondë mos ik se e kam të rëndësishme

Luizi: Thuaje

Olta: Ta them tani apo të dielën? Kështu ta them? Po më lë një takim të dielën. Dua ta përpunoj pak

Luizi: Muhabet kot, unë i them fol, kjo thotë të dielën.