Gazetari, Parim Olluri me anë të një statusi ka treguar se si nuk është shkarkuar nga detyra drejtori i hetimeve ekonomike, Bashkim Spahiu, nga drejtori i policisë Rashit Qalaj.

Olluri, ka përmendur rastet në të cilat ryshfeti ka lulëzuar gjatë mandatit të Spahiut.
Ndërsa ai ka përmendur disa mundësi ekzistuese, se përse ky shkarkim nuk ndodh nga drejtori, edhe pse akuzat janë të shumta ndaj veprimtarive të tij.

”Rashit Qalaj ende nuk e ka shkarkuar nga pozita e drejtorit te hetimeve ekonomike krahun e djathte te tij, Bashkim Spahiun. Ne mandatin e tij ka lulezuar ryshfeti te hetuesit e krimeve ekonomike.
Jam ne dileme per arsyet se pse Qalaj nuk e bene kete.
Jane dy mundesi.
E para: Rashit Qalaj ka qene vete nen dyshime per marrje ryshfeti dhe nuk e sheh si dicka skandaloze perfshirjen ne afera te tilla. Ne nje status tjeter tregohen detajet se per cfare saktesisht ishte hetuar.

E dyta: Nuk guxon te shkarkoje njerez qe nderlidhen me PDK-ne.
Deri me tash i ka avansuar. I ka rezistuar presionit te ish-ambasadorit O’Conell per ta shkarkuar ish-anetarin e ShIK-ur, Emin Beqirin e dyshimte per ryshfet. E ka bere komandant ne Ferizaj.
E ka bere drejtor te divizionit per hetimin e krimeve Kadri Arifin e ShIK-ut, organizates qe eshte sinonim i krimit.
Kam bindjen qe tregohet tolerant me njerezit e PDK-se per shkak se i ka borxh Kadri Veselit e Elmi Reqices.
Ne kohen kur kishte konkurruar per drejtor te Policise, Qalaj pati dale i dyte ne test. Por, ishte preference e bossave te ShIK-ut te PDK-se.
Me poshte mund te shihni faktet qe deshmojne per afersine e tij me te lartepermendurit”, shkruhet në statusin e Parim Ollurit.