Olluri ia zbulon lidhjen Rron Gjinovcit me Vjosa Osmanin: Je punësuar nga ajo, je pjesë e komisionit

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në emisionin Pressing në mes të analistit Rron Gjinovci dhe gazetarit Parim Olluri.

E gjithë përplasja filloi në momentin kur Olluri kërkoi nga Gjinovci ose Luljeta Aliu që tu a marr  fjalën.

 “A e krytët ju Vetëvendosja?”, tha ai.

Ndërkohë këtu reagoi Gjinovci.

“Dëgjoni, është hera e fundit që i etiketoni njerëzit me dicka. Ne këtu themi mendimet e mia. Që ju nuk keni mendim të juajin dhe jeni pa stil nuk është problem i joni”, tha ai.

“A kam stil, a nuk kam stil është çështje e imja. Kush je ti me shku prej rrugës me shku në Presidencë? Ti je argat i Vjosa Osmanit. Del këtu e flet për institucionin e Presidencës e pastaj e mbroni Osmanin. Por e vërteta është që ajo nuk po merr asnjë vendim të ri në politikë. Jeni bërë argat i tyre. Ju jeni pjesë e komisionit të ngritur nga Osmani për shkarkimin e sekretarit të presidencës. Kjo tregon se pse ti po ia mban anën Vjosa Osmanit”, ka thënë Olluri.

Tutje pas kësaj  debati eskaloi dhe u përdorën fjalë të rënda nga Gjinovci.

“Ti nuk je gazetar, ti je mashtrues që gënjen publikisht Ti s’je kërkushi me na kallxu qysh me fole”, shtoi ai.

Olluri më pas ia ktheu se Gjinovcit se ai për këtë angazhim paguhet 250 euro. /Ballkani.info/