‘Oktoberfest’ festivali më i njohur nuk i hapë dyert këtë vit: Aty zakonisht konsumohen mbi 7 milionë litra birrë

Sot më 19 shtator në Mynih të Gjermanisë duhet të hapej festivali i birrës “Oktoberfest”, apo në shqip quhet “Festa e tetorit”. Nga autoritetet gjermane është marrë vendim që këtë vit ky festival të mos mbahet, për shkak të pandemisë koronavirus.

Oktoberfest është festivali më i njohur në botë. I cili u krijua nga Mbreti bavarez, Ludvigu I për të festuar dasmën e tij në vitin 1810. 50 mijë vizitorë festonin të gëzuar duke brohoritur në tetor të vitit 1810 martesën aristokratike. Festa e parë ‘ Oktoberfest’, siç u quajt në këtë kohë, ishte një sukses i madh që shpejt u vendos të zhvillohej përsëri vitin e ardhshëm.

Që nga ai vit, kjo festë mbahet për çdo vit dhe festohet nga ora 10 e ditës deri në mesnatë. Në këtë festival nuk nevojitet që të paguani, vetëm birrat dhe ushqimin tradicional.

Në festival janë të vendosura edhe tendat, të cilat brenda tyre festivali është më i magjishëm dhe pija është më e madhe. Aty nuk lejohet pirja e duhanit dhe për dikë që pin duhan ndoshta kjo është një problem.

Oktoberfest është vendosur në afërsi të qendrës së Mynihut dhe stacioni qendror i njohur me emrin ‘Hauptbahnof’ është shumë afër.

Popullariteti i madh i këtij festivali vjen pasi që cilësia më e mirë e birrës shërbehet në këtë festival dhe birra të cilën e konsumoni këtu është fantastike. Çmimi i një birre atje fillon nga 11,90 euro dhe shkon deri në 15,90 euro, transmeton Gazeta Metro.

Aty për çdo vit konsumohen rreth 8 milionë litra birrë, ku padyshim që kjo është një shifër e madhe si e konsumimit por edhe e fitimit nga turizmi në këtë qytet gjerman.

Ushqimi tradicional në këtë festival përfshin gjysmën e një pule që është lloj mezen tradicionale bavareze, derri rosto dhe ‘brecet’ e gatuara me miell dhe kripë.

Veshja në këtë festival është e veçantë, ku ju mund të bleni rroba autentike bavareze që janë tradicionale dhe dallojnë nga veshje e përditshme, të cilat gjenden me çmim të lirë.

Këtë vit kryetari i bavarisë, Dieter Reiter do të kishte hapur Oktoberfestin e 187’të, por që pandemia koronavirus, i pamundësoj diçka të tillë.