OKB: Mbi 800.000 të zhvendosur shkaku i ofensivës ruse në Siri

Më shumë se 800.000 sirianë, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë, kanë ikur prej shtëpive të tyre shkaku i fushatës së pandërprerë ushtarake ruse në Sirinë veriperëndimore që nga 1 dhjetori, ka deklaruar të enjten një zëdhënës i lartë i OKB-së.

David Swanson i ka thënë Reutersit se eksodi pritej “të vazhdonte gjatë ditëve në vijim, me mijëra njerëz tjerë në lëvizje, teksa qyteza dhe komunitete të tëra” po arratiseshin drejt zonave të sigurta afër kufirit turk.

“Është tragjike se numri i të zhvendosurve – pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë tani ka shkuar mbi 800.000”, ka thënë ai.