Dietrich Jensch

Oficeri gjerman i KFOR-it që kishte shërbyer në Prizren sot dëshmon në rastin Thaçi dhe të tjerët

Dhomat e Specializuara përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se sot do të vazhdojnë dëshmitë e dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Siç thuhet në njoftim e Speciales, sot do të dëshmojë oficeri gjerman i KFOR-it, gjermani Dietrich Jensch, i cili kishte shërbyer si oficer i KFOR-it në rajonin e Prizrenit, për kohën që Specialja e konsideron sit ë rëndësishme.

Jensch do të jetë dëshmitari i 63-të i sjellë nga Prokuroria Speciale në Gjykatë.

“Dëshmitari i ri, i thirrur nga Prokuroria mëngjesin e sotëm, është Dietrich Jensch. Sipas përmbledhjes së paraqitur nga PSP-ja në gjykatë, ky dëshmitar ka shërbyer si oficer gjerman i KFOR-it në zonën e Prizrenit gjatë periudhës përkatëse. Ai është dëshmitari i 63-të i paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në gjykatë”, thuhet në njoftim.