Pas raportimeve të aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për abuzime seksuale kundër ushtarëve të rinj rusë në Lindjen e Afërt, Departamenti i Hetimeve Ushtarake të Federatës Ruse ka njoftuar se ka filluar hetime kundër komandantit të Kompanisë 78 të GRU-së, majorit Oleg Panov dhe zëvendësit të tij kapitenit Alexander Yerushevich.

Dy oficeret e GRU-së, Panov dhe Yerushevich, akuzohen se kishin abuzuar seksualisht me ushtarët të cilët refuzonin të paguanin tarifa monetare, gjatë kohës sa ishin me shërbim në Lindje të Afërt.

Për rastin më herët kishte njoftuar edhe Vladimir Osechkin, i cili drejton në YouTube kanalin Gulagu.net. Sipas Oschkin, oficerët zhvatnin para nga ushtarët me kontratë dhe në rast që refuzonin të paguanin ata përdhunoheshin.

Oschkin, tregon një rast kur një ushtar kishte refuzuar ti jepte para Panovit. Ushtari ishte zhveshur lakuriq duke u pashtruar seksualisht dhe ishte lidhur për trungun e një peme duke e goditur me dru së paku dhjetë herë.
E përditshmja ruse Novaya Gazeta, në lidhje me rastin ka kërkuar informacione shtesë nga drejtuesit për media të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, por deri me tani nuk ka marr përgjigje.