“Në debate televizive Diaspora jonë po ofendohet nga struktura të AAK-së në Junik dhe nga kryetari i partisë, duke thënë se “nuk dijnë me votu”, “kanë nevojë për asistencë, por kjo vazhdoi sepse ata ofenduan Policinë dhe Gjyqësorin e Kosovës, mediat e pavarura e publike e tash në fund qytetarët e Junikut”, ka shkruar sot anëtari i Kryesisë së VV’së në Junik, Lulzim Gacaferi.
“Të ofendosh mbi 40% të popullatës së Junikut është e pafalshme, sepse unë dhe Ju, të gjithë ne kemi motra e vëllezër që jetojnë në diasporë e që janë krenaria jonë, sepse Diaspora është shpirti ynë Kombëtarë dhe motori ynë ekonomik. Thuajse çdo shtëpie e familje në Junik ka antarë që jetojnë në Diasporë por edhe në qytete të tjera në Kosovë për arsyeje punësimi, shkollimi etj”, shkruan ai.
Tutje ai tha se sportistët si Luani e Haxhia nuk janë turist por junikas dhe vendimmarrës në vendin e tyre sepse kontributi i secilit prej tyre është i drejtuar në zhvillim e ndërtim të Junikut, andaj t’i ofendosh qytetarët e Junikut për ne është e turpshme, struktura të AAK-së dhe kandidati i tyre duhet të distancohen nga këto ofendime dhe të kërkojnë falje.
Postimi i plotë:







