Jeton Gashi

Ofendoi dhe tentoi ta godas gjyqtarin, kryetari i Ulpianës dënohet me mos-ushtrim të detyrës zyrtare për katër ndeshje

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar vendimet e fundit të marra nga Komisioni Disiplinor.

Ky komision, i përbërë nga Dukagjini Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku, ka dënuar edhe kryetarin e klubit të Ulpianës, Jeton Gashin, për shkak të fyerjeve, ofendimeve dhe tentimit për sulm fizik ndaj gjyqtarit.

I njëjti nuk posedoi gjithashtu ID të FFK-së.

Gashi u dënua me mos-ushtrim të detyrës zyrtare për katër ndeshje.

“Kryetari i KF ”Ulpiana” , Jeton Gashi nuk posedoi ID të FFK-së. Pas përfundimit të pjesës së parë hyn në zhveshtore të gjyqtarëve, fyen, ofendon rëndë dhe tenton ta godas gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana – Vushtrria. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 4 (katër) ndeshje të organizuara nga FFK”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor. /Gazeta Express/