OEK

OEK: Projektligji për TVSH-në lajm i mirë për bizneset

Oda Ekonomike e Kosovës pas miratimit të Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale, ka njoftuar se mirëpret miratimin e Projektligjit për TVSH-në.

“Miratimi i Projektligjit për TVSH-në është lajm i mirë për bizneset, i cili do të krijoj lehtësira për prodhuesit dhe adreson një prej çështjeve më problematike përkatësisht mbledhjen e TVSH-së në kufi e cila tani do të mblidhet në brendi të vendit”, thuhet në komunikatën e OEK-së.

Përmes kësaj komunikate, OEK thotë se “ky ndryshim i formës së mbledhjes së TVSH-së do të ketë ndikime direkte në përformancën financiare të bizneseve”.

“Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdoj avokimin për ndryshimet specifike të këtij ligji në bazë të kërkesave të bizneseve nga sektor të ndryshëm në procedurën vijuese të miratimit të ligjit përkatësisht në Komisionet Parlamentare”, thuhet në njoftimin e OEK-së.