Oda Ekonomike, tregon se a ka mungesë të ndonjë produkti në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se ky institucion ka krijuar një taskforcë për monitorimin e çmimeve të produkteve në vend pas situatës së krijuar me Koronavirusin që dje u shpallë pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“E kam vendos kapacitetin tim në shërbim të bizneseve. Kemi dhënë rekomandime në bazë të praktikave të disa vendeve ku ka pasë raste të Koronavirusit sidomos në funksionimin e bizneseve, furnizimit dhe masat që duhet ndërmarrë”.

“Tash po presim reaksionet e para sidomos në preventivë te kompanitë që kanë numër të madh punëtorësh. Kosova nuk ka mungesë të asnjë produkti. Fatkeqësi për kohë të gjatë është se ne varemi nga importi por tash për tash nuk ka problem me furnizime”, ka thënë Rukiqi për Klan Kosova.

Ai ka thënë se personalisht nuk ka dalë në monitorim për të parë nëse bizneset po keqpërdorin situatën për të rritur çmimet duke shtuar se nëse kjo ndodhë atëherë do të sanksionohet me ligj.