Oda Ekonomike apelon të mos shpejtohet me reformën tatimore dhe sociale-pensioniste

Të mos shpejtohet me miratimin e reformës së paralajmëruar tatimore dhe sociale-pensioniste, apeloi sot Oda Ekonomike e Maqedonisë, duke e komentuar vendimin e pardjeshëm të Qeverisë.

Sipas Odës, duhet të merret parasysh se mbesin më pak se 60 ditë deri te viti i ri fiskal, në të cilën do të fillojë zbatimi i masave të propozuara, ndërsa një pjesë e madhe e subjekteve afariste tashmë i kanë miratuar dhe konfirmuar planet financiare për vitin 2019.

“Për masat më të reja qeveritare që ishin shpallur të shtunën nevojiten analiza të thella dhe konsultim i gjërë me të gjitha palët e prekura. Përveç shkallës tatimore e cila tashmë ishte prezantuar, për perceptim të plotë të efekteve të këtyre zgjidhjeve të reja do të duhet detajisht të analizohen edhe çështjet e bazës tatimore, subjektet, autorizimet tatimore, por edhe si do të zbatohet kontrolli mbi këtë regjim tatimor të propozuar, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për sistem tërësisht të ri të rregullimit të taksave për të ardhurat personale për shkak të së cilave konsiderojmë se nevojitet kohë më e gjatë”, theksoi Tatjana Shterjova nga Oda Ekonomike.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Shterjova paralajmëroi se nesër Bordi Drejtues i Odës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme që t’i shqyrtojë zgjidhjet e propozuara qeveritare dhe të konfirmojë se çka saktë parashikojnë, por edhe si do të reflektohen ndaj subjekteve afariste.

“Kjo ka të bëjë jo vetëm me çështjen se ç’farë efekte do të kenë masat e propozuara ndaj anës së të ardhurave të Buxhetit, por edhe cilat do të jenë efektet ndaj punës së subjekteve afariste dhe produktivitetit të tyre dhe konkurencës, por edhe mungesa e fuqisë së punës me kualifikim të lartë.

Rregullat për vlerësim të ndikimit të rregullores parashikojnë afate të qarta dhe veprime të cilat duhet të ndërmerren me konsultime me të gjitha palët e prekura. Në rastin konkret, raportimi për fillim të përgatitjes së dispozitave ligjore të potencuara dhe projekt teksti i ligjit të ri për të ardhura personale ishin publikuar ditën e njëjtë si zgjidhje e gatshme ligjore”, potencon Shterjova.

Përkujtoi edhe se në shtator të këtij viti Oda dorëzoi kërkesa që masat e propozuara për tatimim progresiv të anulohen për pesë vjet, pas procesit të konsultimeve të gjëra me qëllim të perceptimit të efekteve nga ndryshimet./MIA/