O’Connell dhe Bytyqi përgëzojnë nxënësit tanë, fitues në Beograd (FOTO)

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, së bashku me Ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi, kanë vizituar nxënësit e shkollës “Faik Konica”, të cilët në samitin digjital të mbajtur në Beograd, në kuadër të garës rajonale në kodim me mikrobita, kanë zënë venin e dytë në rajon.

O’Connell tha se suksesi i këtyre nxënësve është një arritje për vendin dhe se kjo dëshmon që rinia këtu është fantastike.

Për suksesin e arritur i përgëzoi edhe ministri Bytyqi, i cili nxënësve u premtoi përkrahje të vazhdueshme.

Ndërkaq, fituesit thanë se në Beograd u pritën shumë mirë dhe se projekti që i prezantuar u pëlqye shumë.