Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin sepse përhapja e koronavirusit po inkurajohet nga njerëzit nën moshën 20-30 vjeç, ku shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuar.

Zyrtarët e OBSH-së pohuan këtë muaj se është rritur përqindja e të rinjve në mesin e të infektuarve, duke rrezikuar të moshuarit dhe të sëmurët në zona me popullsi të dendur e me kujdes të dobët shëndetësor, raporton nytimes.

“Epidemia po ndryshon. Njerëzit e moshës 20, 30 e 40 vjeçare janë duke e përhapur gjithnjë e më shumë infeksionin. Shumë nuk janë në dijeni edhe se janë të infektuar”, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Takeshi Kasai në një konferencë virtuale.

Edhe pse janë vërejtur mutacione në virus, OBSH ende e konsideron atë “relativisht të qëndrueshëm”, tha Kasai.