Ganimete Havolli, kandidate për deputete nga koalicioni “Për Kosovën Fitimtarë”, zhvilloi një takim entuziast me qytetarët e Obiliqit, ku mori mbështetje të madhe nga elektorati lokal.

Takimi u karakterizua nga diskutime të hapura mbi çështjet kyçe që preokupojnë komunitetin dhe vizionin e saj për të ardhmen e Kosovës.

Në fjalimin e saj, znj. Havolli theksoi rëndësinë e vlerave të familjes, investimin në arsim dhe promovimin e zhvillimit ekonomik si shtylla kryesore të programit të saj politik. Ajo u zotua të jetë një zë i fuqishëm për interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. Ganimete Havolli mban numrin 57 në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit “Për Kosovën Fitimtarë” me numrin zgjedhor 137.

Fushata e saj ka marrë përkrahje të gjerë në mbarë rajonin, ndërsa ajo fton qytetarët të bashkohen për një të ardhme më të mirë për Kosovën. “Unë besoj se me punë, transparencë dhe bashkëpunim të sinqertë mund të arrijmë ta bëjmë Kosovën një vend më të fortë dhe më të zhvilluar,” deklaroi znj. Havolli gjatë takimit.

Pjesëmarrësit e takimit në Obiliq shprehën entuziazmin dhe mbështetjen e tyre për kandidaturën e znj. Havolli, duke e konsideruar atë një përfaqësuese të denjë dhe të përkushtuar për interesat e qytetarëve.