Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se në Skenderaj dje në mesditë ka ndodhur një vdekje e dyshimtë.

Në lidhje me rastin Policia ka raportuar se një fëmijë është dërguar me Emergjencë në spital, ku dhe aty ka ndërruar jetë.

Në raportin 24 orësh raportohet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Ndërkohë, sot në media janë publikuar postime prekëse për foshnjën, e cila është vetëm 14 muajsh, ku ende nuk dihet shkaqet për vdekjen e saj.

Postimi i plotë i familjarëve:

Sot ndërroi jetë Djali i vllaut tim, Anesi i vogel

Të Allahut jem të Ai e kem kthimin

Zoti të Shpërbleft me Xhennet O engjulli i vogel ,na e kpute shpirtin Zoti të mëshiroftë,të qoftë i lehte dheu i ksaj toke!.

Mund të jetë një imazh i person, fëmijë dhe teksti