“NYT”: New York mund të bëhet më keq se Wuhan apo Lombardia

“Nëse shkalla e rritjes së rasteve vazhdon në nivelet aktuale, zona metropolitane e New York-ut do të pësojë një katastrofë më keq se Wuhan-it në Kinë ose Lombardisë në Itali”.

Kështu shkruan New York Times, duke shtuar se New York-u “ka qenë më pak i suksesshëm në uljen e kurbës në këtë pikë të epidemisë sesa në Wuhan të Kinës ose rajonin e Lombardisë, Itali, më i prekuri nga COVID-19”.

“Sigurisht, nuk ka asnjë garanci që trendi do të vazhdojë. Është e mundur që distanca sociale të ngadalësojë ose të ndalojë rritjen e rasteve”, tha shkruan gazeta më e madhe njujorkeze.

“Edhe disa zona të tjera metropolitane amerikane duket se janë në të njëjtën rrugë”, raporton New York Times.

Ndërkohë Trump autorizoi thirrjen e një milion rezervistëve për emergjencën e koronavirusit.

Presidenti amerikan ka nënshkruar një dekret që autorizon thirrjen e një milion rezervistëve të ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe rojeve bregdetare për t’i bërë ballë koronavirusit.

Ministrat e Mbrojtjes dhe të Sigurisë Kombëtare janë të autorizuar, në bazë të dekretit, të thërrasin individë ose divizione në shërbim për jo më shumë se 24 muaj rresht.

“Do vendosim të hënën ose të martën për udhëzimet për një ngadalësim të mundshëm të distancës sociale. Ne do të përcaktojmë kur është e sigurt të kthehemi në shkollë”, thotë Donald Trump, duke theksuar se për New York-un, epiqendrën e Shteteve të Bashkuara për koronavirusin, rregullat për distancimin shoqëror do të qëndrojnë në fuqi.

Për të përballuar urgjencën, Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka detyruar General Motors të prodhojë respiratorë.