Nxirren trupat e pajetë të dy viktimave nga zjarri në Berat

Babë e bir kanë humbur jetën në Berat pasi banesa e tyre u shkrumbua nga flakët në lagjen Muzakaj.

Viktimat janë Jovan Vangjeli dhe djali i tij 36-vjeçar Mateo Vangjeli.

Fillimisht trupin e pajetë të 61-vjeçarit i cili ishte i shtrirë në krevat në dhomën e gjumit në pamundësi për të lëvizur pasi ishte i paralizuar.

Pas disa orë kërkimesh në banesë, u gjet i djegur edhe Mateo Vangjeli.

Ishin të afërm të tyre ata që panë zjarrin e përmasave të mëdha dhe lajmëruan zjarrfikësen.

Shkak për zjarrin besohet të jetë bërë një rezistencë që babë e bir e përdorin për të gatuar ndërsa veç shtëpisë ku u gjetën trupat e pajetë u dogjën edhe dy banesa të tjera ku pati vetëm dëme materiale.