Genc Prelvukaj ka shkruar një postim të gjatë ku ka sqaruar gjithë temën e përfshirjes së artistëve në politikë.

Producenti, kompozitori dhe këngëtari Genc Prelvukaj siç duket është prekur nga fjalët aspak të mira që po sheh në debatet e shumta që po bëhen për përfshrijen e madhe në politikë të artistëve të vendit tonë.

Genci, i cili edhe vetë ka qenë këshilltar politik në ministrinë e kulturës në Kosovë, ka sqaruar se jo të gjithë artistët duhet të përfaqësohen nga disa individë.

Prelvukaj sqaron se, shumë artistë i meritojnë pozitata madje nga më të lartat në politikë pasi shumë nga ta kanë dituri dhe kanë mbaruar shkolla në drejtimet nga më të ndryshimet, me të cilat mund të kontribuojnë.

Ai ka bërë thirrje që të mos paragjykohen artistët padrejtësisht dhe cekë se Arti dhe Sporti kanë qenë pasqyra më e mirë e shqiptarëve në botë.

Ky është postimi i plotë i Prelvukajt:

Një sqarim i vogël

1. Komuniteti artistik nuk përfaqesohet nga asnjë individ dhe asnjë organ. Përbrenda këtij komuniteti ka njerëz të zgjuar, me shkollë dhe më shumë nivel sikurse ka edhe të pashkollë, pa nivel dhe jointeligjentë.

2. Një artist përveç punës që bën në skenë, ka shumë mundesi të jetë specializuar paralelisht edhe në Juridik, Histori, Ekonomik, Medicinë etj. Ka prej tyre që kanë edhe tituj shkencorë. Janë shumë e shumë raste që une i njoh dhe pavarësisht se janë artistë meritojnë të jenë avokatë, mjekë, historianë, nese duan.

3. Artistët në Politikë. Nuk ka asgjë të keqe nëse kanë nivel dhe janë të shkolluar. Nuk është fenomen vetëm shqiptar ky. Ronald Reagan ishte aktor dhe president Amerikan, Bill Clinton veç juridikut hobi kishte Saksofonin, Aktori Arnold Schwarzeneger kryetar i Californias, Bono Vox ndër humanistët më të mëdhenj në botë etj etj. Kështu që të qenit artist nuk të përjashton nga mundësia për aktivizim politik. Të penalizon mosdija dhe mos shkollimi, por jo muzika, aktrimi etj.

Për në fund, kur i paragjykoni artistët të njëjtën gjë do ta bëni me femrat, me racat, me popujt, me çdogjë tjetër. Sepse ju udhëhiqeni në jetë nga gjykimi i padrejtë ndaj njerezve pa i njohur mirë. Kritikoni dhe përqeshni ata që s’kanë nivel, por jo t’i fusni në një thes gjithë njerëzit e artit sepse në këtë komunitet ka shumë njerëz me shkollë e të ngritur. Në fund të fundit Arti e Sporti kanë qenë pasqyra më e mirë deri më sot e Shqiptarëve në botë.

loading…