Nxehet Rron Gjinovci| Kërkon ndërprerjen e bashkëpunimit me Francën dhe dërgimin e FSK-së në veri

Analisti i afërt me Vetëvendosjen, Rron Gjinovci, është nervozuar fort nga raportimet se Franca ka vënë edhe një kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të ndërmarrë disa hapa ekstremë, siç është ndërprerja e bashkëpunimit me Francën, ndërprerjen e dialogut me Serbinë që ndërmjetësohet nga BE dhe dërgimin e FSK-së në veri të Kosovës.

“Kushti i Francës e bon t’pamundshëm liberalizimin për ni kohë t’gjatë. Me pasë këtu dinjitet, Qeveria ndërpren çdo bashkëpunim me Francën fillimisht, ia përcjell ambasadorin në aeroport, mandej ndërpren diskutimet me BE-në, i ndërpren negociatat me Serbinë, e çon FSK-në në veri, porositë armë me ato 600 milion që janë mbledhë edhe deklaron: u kall loja!”, ka shkruar ai.