Nushi: VV-ja e ka fshirë komunikatën kur e konsideronte të vogël dënimin 9 vjeçar burg për Ivanoviqin

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për deklaratat e tij rreth figurës së politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq.

Nushi ka publikuar një deklaratë të mëparshme të Lëvizjes Vetëvendosje ku dënimin me 9 vjet burg për Ivanoviqin e cilësonte si “poshtërim për drejtësinë”.

Nushi thotë se VV-ja e ka fshirë këtë komunikatë.

“Kjo është komunikata e VV kur Oliver Ivanovic dënohej me 9 vite burg për krime lufte. Ketë komunikatë e kanë fshi prej arkivues”.

“Atëherë ketë dënim e konsideronin poshtërim për drejtësinë, sot kryeministri Kurti e lartëson Oliver Ivanovicin me fjalët me të mira për te”, ka shkruar Nushi në Facebook.