Nushi tmerrohet nga fatura e rrymës për muajin prill: U shtrenjtua edhe tarifa fikse

Qytetarët e Kosovës veçse kanë pranuar faturat e reja të energjisë elektrike. Këto fatura janë me rritje për 15.4 për qind, por përveç rritjes së çmimit, Nol Nushi i PSD-së ka vërejtur edhe rritjen e tarifës fikse.

Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi është tmerruar kur ka parë se në faturat e energjisë elektrike për muajin prill, ka ndryshuar edhe tarifa fikse.

Nushi ka shkruar në Facebook, ku ka thënë se tarifa fikse nga 1.74 centë që ka qenë, është bërë 2 euro.

Dallimi këtu është 26 centë dhe sipas llogaritjeve të Nushit, del që KEDS nga numri total i konsumatorëve me nga këto 25 centë ( ai ka llogaritur 25 centë) do të përfitojë 2 milionë euro shtesë në vit.

“Çmimi i rrymes u rrit kete muaj per 15%. Kjo rritje eshte mbi rritjen e pare ne vitin e kaluar ku cmimi per kilovat u trfishua.POR, pervec rrymes, kete muaj na jane shtrejtu edhe tarifat fikse. Keto tarifa nuk kane kurrefare kosto shtese, jane thjeshte pagesa fikse te konsumatorit qe nuk afektohen nga cmimet e tregut.”

“Me nje llogari te thjeshte, KEDS do te perfitoje 25cent shtese ne muaj per cdo ore te rrymes. Nese kete shume e shumezojme me numrin total te oreve, del qe KEDS do te inkasoje 2 MILION € shtese ne vit vetem nga kjo tarife.” – ka shkruar Nushi në Facebook.

Për të mos harruar, nga 1 prilli qytetarët e vendit, faturohen me tarifat e reja të rrymës të cilat janë rritur për 15 për qind.