Nushi: Ndoshta Kurti është mësu me u nxe me batanije, por qytetarët s’mund t’i hukasin duart

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka folur për krizën energjetike në vend dhe për një deklaratë të fundit të kryeministrit Albin Kurti.

Nushi në Pressing të T7 tha se energjia elektrike nuk po hargjohet se është lirë, por sepse ka nevojë.

Ai tha se ndoshta Kurti është mësuar të nxehet me batanije por qytetarët nuk mund të mbesin duke u nxehur me batanije e duke i fërkuar duart.

“Kryeministri në Parlament tha njerëzit s’po kursejnë. Kjo nuk është e vërtetë, kjo është fyerje për qytetarët sepse kërkush nuk i lë klimat lëshuar me pagu pare vetëm pse është lirë. Nuk ekziston në logjikën e qytetarit. Sipas Kurtit ai po thotë qytetarët s’kanë nevojë me u nxe por po e lëshojnë se lirë. Energjia elektrike nuk po hargjohet se është lirë por sepse ka nevojë ”, tha Nushi.

“Nashta Kurti u mësu me u nxe me qebe por nuk duhet qytetarët me mbet duke u nxe me qebe e duke i fërkuar duart, e duke i hukatur durtë për shkak se duhet me e rritë çmimin që KEDS-i me pasë fitim”, shtoi ai.