Nushi ironizon me Rrustemin: Më nuk po thonë “mos u bo servil” por po thonë “mos u bo adnan”

Sekretari organizativ i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi ka ironizuar me një shkrim të deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi.

Ky i fundit shihet duke e dëgjuar me shumë vëmendje kryeministrin, Albin Kurti.

Nushi thotë se shkrimi “Vigjilent shpeshëherë, ama në raste të tilla si ky, i vëmendshëm përherë”, tregon servilitet ndaj Kurtit.

Nushi duke ironizuar ka thënë se tashmë ka ndërruar edhe fjala servil.

“Tash nuk po thojne mo “mos u bon servil” por po thojne “mos u bo adnan”. Adnanet e pushtetit qe adnanosen.”, ka shkruar Nushi në Twitter.