Nushi i PSD-së i reagon Elez Blakaj: Frika në prokurori nuk është virtyt i dëshirueshëm

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka thënë se Elez Blakaj nuk është prokurori që i duhet Kosovës.

Nushi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Blakaj u bë i famshëm kur e la detyrën sepse u frikësua.

Ai tutje ka thënë se kur dorëzohesh nga frika i lë punët në gjysmë pastaj shantazhesh dhe bëhesh lehtësisht i kontrollueshëm.

Në fund Nushi ka thënë se Vetëvendosje duke e përmendur Blakajn po tregojnë çfarë lloj prokurorie i duhet.

Postimi i plotë:

Elez Blakaj nuk eshte prokurori qe i duhet Kosoves. Ne fakt ai nuk i duhet asnje prokurorie.

Ai u be i famshem kur la detyren sepse u frikesua. FRIKA ne prokurori nuk eshte virtyt i deshirueshem.

Nga frika dorezohesh, i le punet pergjysem, shantazhohesh dhe behesh lehtesisht i kontrollueshem.

Ndoshta duke permendur Elezin, VV po tregon cfare lloj prokurorie i duhet.