Nuredin Lushtaku i bashkohet partisë së Bekim Jasharit. A do të jetë edhe Bekim Haxhiu?

“Aty ku lindi liria, po lind edhe shpresa”. Kjo është motoja e partisë që së shpejti pritet ta themelojë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Ballkani.info merr vesh se pjesë e kësaj platforme politike do të jenë edhe disa figura të PDK-së.

Njëri nder ta është Nuredin Lushtaku, ish deputet i PDK-së dhe aktualisht nënkryetar i Komunës së Skenderajt.

Ballkani.info ka kontaktuar me Lushtakut, dhe ai e ka pranuar se do të jenë pjesë e partisë së Jasharit.

“Po pa dyshim që do t’i bashkohemi, krejt do t’i bashkohemi”, tha Lushtaku.

Ballkani.info po ashtu ka kontaktuar edhe me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, për të cilin thuhet se edhe ai do të jetë pjesë e këtij subjekti.

Haxhiu nuk ka pranuar të flas, me arsyetimin se është në seancë.

Bekim Jashari kishte fituar zgjedhjet në Skenderaj pasiqë kishte marrë përkrahje nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e cila kishte qeverisur me këtë komunë që nga paslufta. /Ballkani.info/