E rëndë: 8 të vdekur dhe 24 të lënduar nga zjarri në spitalin e Tetovës

Spitali modular për pacientët me COVID-19 u kaplua nga zjarri sonte rreth orës 21:00.

Zjarrfikësit i kanë shuar flakët. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Twitter konfirmoi se ka viktima dhe të lënduar.

Numri i saktë i tyre ende nuk është konfirmuar, jozyrtarisht flitet për 8 viktima dhe 24 të lënduar, raporton Portalb.mk.

Pamjet e tmerrshme dëshmojnë që spitali është dëmtuar shumë. Në këtë spital ishin 84 pacientë.