Numri i të vdekur nga coronavirusi në Itali shkon në 233, derisa rritet edhe numri i të infektuarve

Shifrat e fundit të qeverisë italiane mbi shpërthimin e coronavirus tregojnë një tjetër hap përpara, me 233 të vdekur dhe 5.061 testime pozitive.

Shifrat e sotme të publikuara në një konferencë për shtyp konfirmojnë tani 5,061 kanë testuar pozitive për sëmundjen, një rritje prej 1,145 krahasuar me ditën e djeshme.

Kjo përfshin 233 viktima, 36 shtesë krahasuar me vetëm 24 orë më parë.

Aktualisht janë 2.651 pacientë në spital me simptoma, 567 prej tyre në kujdes intensiv.

1.843 persona të tjerë janë në izolim në shtëpi për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Megjithëse qeveria urdhëroi që të gjitha ngjarjet sportive të luheshin pas dyerve të mbyllura, raportet e fundit nga Milano, Roma dhe qytete të tjera të mëdha tregojnë se shumë prej sugjerimeve po injorohen plotësisht.