Numri i personave që kanë vdekur, ose u vranë në burgjet e Kosovës

Sipas të dhënave të Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në vend gjatë tri viteve të fundit në burgjet e Kosovës kanë vdekur dhe janë vetëvrarë 15 të burgosur, ku 12 prej tyre kanë vdekur nga sëmundjet kurse tre janë vetëvrarë.

Sipas një raporti të tyre, që nga viti 1999 e deri në shtator 2019 del se kanë vdekur 67 të burgosur prej tyre 51 kanë vdekur nga sëmundjet kurse 16 janë vetëvrarë, Insajderi.

Vdekjet dhe vrasjet në sistemin korrektues kosovarë nuk janë i vetmi problem aty. Korrupsioni e kontrabandë, por edhe privilegjet për njerëzit e fuqishëm të politikës e biznesit për një kohë ishin bërë dukuri krejt të zakonshme.