Numri i lartë i infektimeve me COVID, hapet edhe një qendër testimi në Prishtinë

Për shkak të numrit të madh të rasteve me COVID-19 dhe kërkesave për testim, në Prishtinë është hapur edhe një qendër për testim.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

“Nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish”, ka njoftuar Sadiku.

Ai ka njoftuar edhe për orarin e punës së dy qendrave të testimit.

Njoftimi i plotë:

Hapet edhe një qendër për testim për COVID19

✅Duke parë që ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me COVID19 që ka ndikur në rritjen e kërkesës për testim për COVID19.

✅Javën e fundit kemi pasur 300-400 kërkesa  për testim,

✅Nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish.

Orari:

Qendra në AMF në Qendrën e Studentëve

E hënë – diel

Orari:08.00-16.00,

Qendra në QMF IV, Xhemail Ibish

E hënë e premte

Ora: 8.00-15.00

#PR4PR

#perpeimrama