Numërohen mbi 50 mijë vota të diasporës, VV-ja mbi merr 39 mijë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë – votave nga diaspora.

Deri më tani janë numëruar 50 mijë e 484 vota (mbi 89%) nga rreth 56 mijë e 610 vota të aprovuara nga diaspora.

Sipas të dhënave nga QNR rezultatet deri më tani janë si më poshtë:

LVV – 39,298 vota 

PDK – 4,582 vota 

LDK – 3,922 vota 

AAK – 1,086 vota 

NISMA – 435 vota 

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave me kusht, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.