Numërohen mbi 20 mijë vota me kusht, ky është rezultati. Nisma pak rritje…

Po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuar.

Indeksonline po ndjek nga afër procesin e votimit

Në bazë të numërimit të deritanishëm të 20 mijë e 540 votave, Vetëvendosje po vazhdon të jetë e para me 6033 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 4443.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 4056 vota, ndërsa koalicioni AAK-PSD deri më tani ka siguruar 2799 vota.

Nga numërimi i deritanishëm Nisma-AKR ka gjithsej 1067, ndërkaq Lista Serbe 740.

Ndryshe kanë mbetur edhe 6 e 279 vota për tu numëruar.

loading…