Numërohen mbi 16 mijë vota me kusht, rriten votat e koalicionit Nisma-AKR

Ende po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Deri më tani janë numëruar mbi 16 e 609 vota nga të cilat Vetëvendosje po prinë me 4857 vota gjithsej.

E dyta mbetet PDK me 3383 vota, ndërsa LDK e treta me 3290 vota.

Koalicioni AAK-PSD deri më tani ka siguruar 2473 vota.

Partia Nisma ka gjithsej 827 nga votat e numëruara deri me tani, ndërkaq Lista Serbe me 722 vota.

Ndërsa kanë mbetur edhe 10 mijë e 207 vota për tu numëruar deri në fund.

loading…