Numërohen gati 6 mijë vota të ardhura nga jashtë Kosovës, ky është rezultati aktual! Nisma shënon rritje

Janë numëruar gati gjashtë mijë vota të ardhura me postë nga jashtë Kosovës, nga gjithsejt 13 mijë e 500.

Nga numërimi i rreth 40 për qind të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, VV-ja prin bindshëm me 2990 vota.

LDK është e dyta edhe në këtë listë me 1072 vota. PDK-ja është e treta me 913. Dallimi i votave nga jashtë Kosovës me ato të rregullta është se këtu koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë më shumë vota se koalicioni AAK-PSD. Koalicioni i udhëhequr nga Fatmir Limaj ka marrë 398 vota deri tash, ndërsa ai që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj ka 16 vota më pak.

loading…