Numërimi i votave për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas po shkon drejt fundit.

Ballkani.info ka siguruar rezultatet më të fundit nga Qendra Komunale e Numërimit, duke sjellë një pasqyrë të qartë për mbështetjen që ka marrë secili kandidat.

Vihet në pah numri i madh i votave që ka marrë kandidati 51 i kësaj liste, Petrit Hajdari (7132), që sipas burimeve të Ballkani.info ka siguruar ulësen e Kuvendit të Kosovës.

shënim: video e realizuar nga Ballkani.info gjatë parafushatës, ku Hajdari i vetëm kishte mbledhur në përkrahje qindra qytetarë.

Gara mbetet e fortë mes kandidatëve të kësaj partie, jo vetëm nga Drenasi, por edhe nga komunat e tjera.