Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dal partia e parë në komunën e Deçanit me gjithsej 7099 vota.
Ballkani.info e ka siguruar listën e kandidatëve më të votuar nga AAK-ja në këtë komunë pas numërimit të 85% të votave.
Ramush Haradinaj padyshim se është më i votuari nga të gjithë me 5453 vota, duke u pasuar nga vëllai i tij, Dauti me 4918 vota. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj renditet i treti me 4032 vota, i pasuar nga Time Kadrijaj me 3742 vota dhe Arton Demhasaj me 3171 vota, shkruan Ballkani.info.
Lok Komoni është i gjashti me 2756 vota. Mbi 2 mijë vota kanë marrë edhe Rasim Selmanaj, Arif Ahmetxhekaj dhe Arbër Tolaj.
Pal Lekaj vazhdon të përformojë dobët, duke marrë vetëm 283 vota në pozitën e 27-të. /Ballkani.info/
Renditja e plotë:








