Kosova sonte do të përballet me Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës D.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20 e 45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova duhet të paktën të barazojë në mënyrë që të kalojë në gjysmëfinale të Grupit D, ku më pas do të takohet ose me Gjeorgjinë ose me Maqedoninë, shkruan Ballkani.info.
Në stadium po hyjnë tifozët, ndërsa lajm i mirë për ta dhe futbollistët është se shiu ka pushuar.
Ajo që vërtehet në hyrjet e stadiumit është numër jashtëzakonisht i madh i të interesuarve për ta parë ndeshjen. /Ballkani.info/















