Pjesëmarrësit e protestës “Një nga pesë milionë” për të tetën herë janë mbledhur në platonë para Fakultetit Filozfik në Beograd.
Pjesëmarrësve u janë drejtuar me fjalime atktorët Bransillav Trifunoviq dhe Nikola Kojo.
“Dëshirojmë të na dini se duam t’ju kontrollojmë, që duam t’ju ndërrojmë nëse nuk vleni”, ka thënë Trifunoviq dhe ka shtyar se pjesëmarrësit e protestave dëshirojnë plan të shëndoshë të menaxhimit, dhe se në zgjedhje nuk do të zgjedhin pushtet, por drejtues, transmeton Ballkani.info.
Ai ka kërkuar që sonte mos të hudhin asgjë në televizionin publik serb, RTS, ashtu siç kanë paralajmëruar disa në Tëitter, si vezë, apo letër tualeti.
Ajo që shihet në fotografitë dhe videot e publikuara nga mediat serbe, në rrugët e Beogradit sonte kanë dalë numër rekord i protestuesve.
Ata janë të pakënaqur me politikat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur atë dhe pushtetin të dhunshmë, të korruptuar dhe kriminal.
Protestuesit kanë mbajtur në duar transparente me mbishkrimet “Vuçiq dorëheqje – kërkesa e vetme”, “Po na thonë se është më mirë, por kurrë me keq s’kemi qenë”, etj. /Ballkani.info/




#1od5miliona #Kragujevac pic.twitter.com/NHSHkUexOP
— Sašoni (@sasachem) January 19, 2019







