20 persona me sindromin Down janë aktualisht të punësuar në tregun e Kosovës. Një përjashtim të njërit prej tyre, të gjithë të tjerët janë të punësuar në sektorin privat.

Përfaqësuesja e shoqatës “Down Sindrom Kosova”, Luljeta Nuhiu, e ftuar në emision “Familja ime” në Klan Kosova, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të personave me sindromin Down, tha se ky numër kaq i ultë i të punësuarve është shqetësues.

Ajo po ashtu theksoi se sindromi down nuk është sëmundje, por çrregullim kromozomesh që vjen si rezultat i vonesës në zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor.

Mes tjerash, tha se trajtimi i këtyre personave duhet të fillojë qysh në muajt e parë të jetës me terapitë e nevojshme për ta, dhe bëri të ditur se këto shërbime i ofron shoqata “Down Sindrom Kosova” me një ekip multidisciplinar.

Sipas Nuhiut, misioni i shoqatës edhe më tutje vazhdon të jetë ngritja e dinjitetit të individëve me sindromën Down dhe familjarëve të tyre, duke avokuar dhe lobuar për të drejtat dhe respektimin e këtyre të drejtave, për ngritjen e cilësisë së jetës dhe gjithëpërfshirje të plotë në shoqëri.

“’Down Sindrom Kosova’, operon përmes dy programeve; programit për intervenim dhe edukim të hershëm dhe programit për aftësim dhe autonomi personale, programe këto të cilat impelementohen në komuna: Prishtinë, Ferizaj, Priziren dhe Mitrovicë, dhe përmes këtyre programeve marin shërbim rreth 300 persona me sindromën në fjalë”, tha ajo.