Numër i madh i personave me mbiemrin Krasniqi votojnë në zgjedhjet e 6 tetorit

KQZ e ka publikuar dje online listën e votuesve që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen me 6 tetor.

Mirëpo, ajo se çka bjen më së shumti në sy është se në listën që është publikuar, vetëm me mbiemrin Krasniqi janë të regjistruar më shumë se 1 mijë persona, nga 32 mijë sa janë gjithsej.

Kujtojmë se mbiemri Krasniqi është një nga më të pranishmit në vendin tonë.

Votimi që po bëhet përmes postës ka filluar dhe zgjatë deri më 5 tetor.

loading…