Dje u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kosovë, derisa masat anti-pandemi u zbatuan shumë pak nga qytetarët të cilët dolën të votonin.

Në njoftimin e përditshëm të Policisë së Kosovës, në lidhje me gjobitjen për mos-respektimin e masave u njoftua për 148 të tilla, edhe pse masat nuk u zbatuan në përpikmëri.

Gjatë tërë ditës derisa u mbyllën vendvotimet, u raportua për shkelje të masave anti-covid, mos mbajtje të distancës e maskave.

Shifrat e pandemisë në Kosovë ende mbesin shqetësues, me rastet në rritje gjatë ditëve të fundit.