Nuk u pëlqejnë dënimet për masa, kosovarët nisin e rrahin policët e Kosovës

Gjatë ditëve të fundit janë ashpërsuar masat anti-Covid në Kosovë. Në të gjitha rrugët e Kosovës është shtuar prezenca e policisë për të inspektuar respektimin e masave.

Mirëpo, që nga dita e hënë kur kanë hyrë në fuqi masat e reja, janë raportuar disa raste të sulmeve ndaj Policisë nga ana e qytetarëve.

Gjatë ditës së djeshme një person në Podujevë nuk e përjetoi dje aq mirë faktin se u ndal nga Policia e Kosovës për mos-vënie të maskës.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se derisa njësiti policor policor ishte në kryerje të detyrës zyrtare, kanë ndaluar te dyshuarin mashkull kosovar për mos respektim te masave Anti Covid për mos mbajtje të maskës.

I njëjti gjatë një shqiptimi të një tikete në shenjë revolte i ka kërcënuar dhe fyer me fjalë zyrtarët policor.

Një polic, gjatë ditës së djeshme është sulmuar edhe në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht një zyrtarë policor. Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar ne mbajtje . Rasti mbetet te hetohet2, njofton policia.

Edhe gjatë së hënës është raportuar se një polic i Kosovës është sulmuar nga një grua në Prishtinë, duke i shkaktuar lëndime në duar e qafë.

Policia e Kosovës njoftoi se e njëjta kishte refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës me ç’rast e kishte sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore në duar dhe qafë si dhe i kishte dëmtuar uniformën.