Prej ditës së djeshme një sfidë nga ‘Vëllai i Madh’ ka ardhur për banorët e shtëpisë së ‘big Brother Vip Albania 3’.
Të ndarë në dy grupe banorët duhet të lidheshin me spango me njëri-tjetrin derisa të mbaronte sfida.
Bllokimi i tualeteve nga grupi i Julit dhe më pas prishja e lojës nga grupi i Romeos ka shkaktuar një debat mes tyre.
Juli ka urdhëruar grupin e tij për të bllokuar tualetin dhe për të mos i mundësuar atyre marrjen e abdesit për t’u falur më pas e kështu grupi i Romeos ka hequr dorë nga loja.







